Udhëzues për mundësitë e BE-së për arsimin, formimin profesional, rininë dhe sportin

Udhëzues për mundësitë e BE-së për arsimin, formimin profesional, rininë dhe sportin

Nëpërmjet programit Erasmus+, Bashkimi Europian mbështet një gamë të gjerë aktivitetesh në fushat e arsimit, formimit profesional, rinisë dhe sportit. Kjo broshurë tregon mundësitë kryesore që jep ky program dhe shpjegon se ku mund të gjeni informacion të mëtejshëm për këto fusha.

BE-ja po investon 14.7 miliard euro për Erasmus+, një program i ri për arsimin, formimin profesional, rininë dhe sportin për periudhën 2014-2020. Erasmus+ është një program unik që synon të zgjerojë mundësitë për punësim dhe zhvillimin personal të të rinjve, si edhe të ndihmojë sistemet tona të arsimit, formimit dhe rinisë për një mësimdhënie dhe mësimnxënie që u siguron individëve aftësitë për të cilat kanë nevojë në tregun e sotëm të punës dhe në shoqëri, si edhe për të ardhmen.  Nëse jeni të interesuar për financimet e BE-së për arsimin, formimin, rininë apo sportin, atëherë kjo broshurë është për ju. Në faqet e mëposhtme jepet informacion i rëndësishëm për mundësitë kryesore në këto fusha.  Informacion më të detajuar gjeni në Udhërrëfyesin e Programit për kandidatët.

Dokumentet e bashkangjitur